Për shifrat e papunësisë akuzohet ish kryeministri Monti

Rekordi i numrit të papunëve në Itali ka shënuar një prag të ri e sidomos mes trë rinjve. Kjo ka bërë që kritikët e ish kryeministrit Monti të kenë më shumë arsye për t’iu kundërvënë.
"Nuk kam më besim në vendin tim. Absolutisht jo. Nuk ka asnjë rrugëdalje. Pavarësisht nëse qëndron apo largohesh je sërish id ënuar. Nuk ka alternativa dhe as ashanse, ky është një vend për njerëzit e moshuar. Duhet të largohemi dhe t’ia lëmë vendin pensionistëve”- shprehet Rosaria Resciniti.

Papunësia në Itali është tre herë më e madhe në shkallë kombëtare dhe në shumicën e rasteve, kompanitë u forjnë të rinjve punë të përkohshme me pak avantazhe duke bërë që shumë prej tyre të jetojnë ende me prindërit ap të detyrohen të emigrojnë. Shifrat e papunësisë do të jetë dhe sfida më e madhe me të cilën do të duhet të merret kryeministri i ri i vendit pas zgjedhjeve të 24 – 25 shkurtit. Sipas presidentitt të Institutit kombëtar të statistikave, rritja e numrit të të papunëve tek të rinjtë ka të bëjë me faktin se italianët kanë kuptuar se kriza ekonomike nuk do të zhduket lehtësisht.

“Është e qartë se italianët e kanë kuptuar se kriza nuk do të zhduket shpejt. Prandaj nuk ka arsye për të pritur për një skenar më të mirë. Mendoj se kjo është dhe arsyeja pse njerëzit po e kërkojnë më me ngulm punën”- thotë Enrico Giovannini.

Papunësia është rritur me 11 përqind në tetor për herë të parë që nga semestri i parë i 1999-ës. Analistët shprehen se gjithnjë e më shumë të rinj po braktisin studimet në kërkim të një pune, gjë që sipas tyre do të dëmtojë në të ardhmen tregun e punës.