Është rritur ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3.109 raste të reja.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor kanë humbur jetën nga COVID-19 katër qytetarë. Referuar të dhënave të autoriteteve helene, në spital në gjendje të rëndë vijojnë të jenë 133 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë në Greqi kanë humbur jetën 12 806 persona mes  të cilëve 95.2 % kanë qenë me sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë,  janë konfirmuar të infektuar me koronavirus  444,783 raste mes të cilëve janë shëruar, 410,407 qytetarë.