Në Itali numri i të shëruarve ditorë nga koronavirusi ka shënuar një boom të vërtetë, me më shumë se 8000 persona, bën të ditur Il Messaggero. Deri tani në Itali janë shëruar nga Covid-19 93.245 të sëmurë.

Ndërkohë, lajmi i keq, është se krahasuar me dje shifra e të vdekurve është më e lartë, 369 viktima, duke e çuar numrin në total në 29.684. Një ditë më parë, në Itali regjistroheshin 236 viktima.

Nga fillimi i pandemisë, të prekur nga koronavirusi në Itali rezultojnë 214.457 persona.

Persona aktual pozitiv me koronavirus në Itali janë 91,528 të prekur. Për herë të parë, numri i të shëruarve kapërcen numrin e personave aktualë pozitivë me COVID-19.

Sipas qeverisë italiane, dy ditët e para të fazës nr.2 janë positive dhe qytetarët kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social.