Faza e grupeve e Champions-it është mbyllur me një rekord unik për futbollin italian!
Sipas faqes së njohur të statistikave “OPTA Paolo”, për herë të parë në histori, 5 trajnerë italianë kanë kaluar fazën e grupeve brenda një sezoni në Champions.Ata janë
: Karlo Ançeloti me Real Madridin, Antonio Konte me Totenhemin, Luçiano Spaleti me Napolin, Stefano Pioli me Milanin dhe Simone Inzagi me Interin.
Vlen të theksohet se koleksionit të trajnerëve italianë, u mungon Masimiliano Alegri me Juventusin e eliminuar nga faza e grupeve në Champions.Një statistikë unike për futbollin italian.





