Rekord vdekjesh nga Covid në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 19 qytetarë ndërsa janë regjistruar 744 raste të reja.

Nga këto, një viktimë është nga qyteti i Durrësit ndërsa janë identifikuar 32 raste të reja me Covid.

NJOFTIMI I PLOTË

Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2.505 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 744 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

307 raste në Tiranë, 85 në Fier, 44 në Lushnje, 39 në Kavajë, 34 në Elbasan, 33 në Shkodër, 32 në Durrës, 29 në Vlorë, nga 24 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Përmet, 14 në Lezhë, 11 në Berat, 8 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Kuçovë, Skrapar, nga 6 raste në Mat, Tepelenë, nga 5 raste në Mallakastër, Pogradec, 4 në Kolonjë, 1 në Devoll.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 16.666 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 21 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:

7 qytetar nga Tirana, 2 qytetare nga Elbasani, 2 qytetar nga Saranda 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korca, 1 qytetare nga Pogradeci, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 59 vjeç deri në 85 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

U drejtohemi me një apel për të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë në kufizimin e përhapjes së infeksionit, duke respektuar rregullat, duke mbajtur maskën, duke shmangur grumbullimet, duke ruajtur distancën dhe higjienën.

Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (24 Nëntor 2020)

  • Raste të reja ditore                         744
  • Të shëruar ne 24 orë                      436
  • Të shtruar në spitale                       455
  • Humbje jete në 24 orë                  19
  • Testime ditore                                  2.505
  • Testime totale                 177.705
  • Raste pozitive                         34.300
  • Raste të shëruara                 16.666
  • Raste Aktive                            16.899
  • Humbje jete                               735

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë    8703
  • Fier                        1333
  • Durrës 1246
  • Korçë    951
  • Shkodër               875
  • Vlorë     827
  • Elbasan 795
  • Lezhë    673
  • Berat     510
  • Gjirokaster 474
  • Kukës    362
  • Dibër     150