Sipas të dhënave nga Muzeu Historik Kombetar, që prej datës 23 nëntor e deri më sot, shpatat dhe përkrenaren e Heroit tonë Kombëtar e kanë vizituar rreth 1 milionë e 500 vetë. Ata kanë qënë shqiptarë, nga Kosova e Shqipëria, por nuk kanë munguar as vizitorët e huaj. Numri i vizitorëve ka shënuar rekord dhe është shifra më e lartë gjatë 32 viteve të Muzeut Historik Kombëtar.

Që në ditën e parë ekspozitën e armëve dhe përkrenares e vizituan 400 vetë dhe brenda dy ditëve numri shkoi 7500. Si asnjëherë më parë MHK ka pritur mijra vizitorë që kanë pritur në rradhë të gjata për të parë armët e Heroit Kombëtar, që do të qëndrojnë në atdhe deri në datën 13 janar.

Fluksi më i madh ka qënë gjatë 28 nëntorit si dhe gjatë festave të fundvitit, pas vizitave nga emigrantët shqiptarë të kthyer në atdhe. Ekspozita vazhdon të qëndrojë e hapur prej orës 10:00 deri në orën 17:00.  Armët e Skënderbeut, një pikturë në vaj që paraqet Heroin tonë Kombëtar dhe pjesë të një codex të Jakob Schrenk von Notzing, mbërritën në atdhe në datën 19 nëntor.

Ato erdhën nga  Muzeu i Vjenës Kunsthistorisches, ku ruhen në sallën e “Maksimilianit”. Objektet erdhën në Shqipëri në kudër të 100-vjetorit të Pavarësisë ashtu si edhe “Meshari” i Gjon Buzukut, i ekspozuar në Bibliotekën Kombëtare.