Për herë të parë në Bari në Itali, një kirurg ka operuar pacientin përmes teknologjisë 5G nga kompjuteri i zyrës së tij.

Pacienti ishte një burrë 53-vjeç që sipas mjekëve vuante nga distrofia epiteliale e Cogan-it, një patologji që shkakton turbullim të shikimit, dhimbje të syve dhe këputje të trupit. Ndërhyrja u krye me sukses dhe ky konsiderohet si operacioni i parë i kirurgjisë korneale i menaxhuar në distancë nëpërmjet lidhjes 5G.

Ky është rekordi i thyer nga poliklinika e Barit, e cila arriti të kryejë për herë të parë në histori një operacion në distancë të kornesë së syrit., raportojnë mediet e vendit fqinjë.