Kur të fillojnë Lojërat Olimpike më 5 gusht, mijëra atletë do të luftojnë në mbi 28 sporte për ato medalje kaq shumë të kërkuara. Por ka një gjë që e kanë të garantuar: prezervativë. Si pjesë e iniciativës, organizatorët e lojërave verore në Rio De Janeiro janë siguruar që atletët dhe vizitorë të tjerë në fshatin Olimpik të kenë akses të lirë dhe të lehtë për t’u gjetur, për sa i përket mbrojtjes. “Celebra con camisinha,” është slogani portugez për iniciativën, që përkthehet, “festo me një prezervativ.” Organizatorët do të vendosin plot 40 makineri nëpër gjithë fshatin dhe të gjithë mund t’i marrin falas. Produktet, gjithashtu do të kenë edhe përbërje nga burimet natyrale të Amazonës. Sipas shifrave të publikuara nga organizatorët, do të ketë një rekord 450,000 prezervativë të prodhuar për atletët dhe miq të tjerë për Olimpiket në Brazil. Kjo do të thotë se mesatarisht 42 prezervativë për frymë në fshatin Olimpik, tre herë më shumë se në Londër 2012. Nisma është bërë edhe për të parandaluar përhapjen e virusit Zika, i cili mund të transmetohet edhe seksualisht.
Rekordi i parë në Rio: Atletëve u jepen 450.000 prezervativë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Dhunoi vëllanë dhe dajën e tij, arrestohet 51-vjeçari në Patos
“Heroina ime është mamaja, babai ka ndërruar jetë”, Stenaldo dhe Iliri rrëfejnë jetën e tyre: Kujdesem për motrën e sëmurë
Furnizimi me naftë bllokohet/ Maqedonia e Veriut në gjendje krize energjetike





