Leo Messin e kemi parë rrallë të shënojë gola me kokë. Dje e bëri një gjë të tillë në takimin shtëpiak ndaj Celta Vigos, i dhuroi avantazhin Barcelonës, por miqtë galicianë përmbysën rezultatin dhe siguruan tre pikët në “Camp Nou” pas suksesit 1-2.Rikthehemi te Messi, i cili ka vendosur rekordin e radhës në karrierën e tij të lavdishme.

“Pleshti” kreu 5 driblime në ndeshjen e fundit, duke u ngjitur në kuotën e 150 driblimeve sezonalë në kampionatin spanjoll. Në pesë ligat kryesore të Europës (Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1), askush nuk e ka arritur këtë shifër. Një tjetër arritje mbresëlënëse për yllin argjentinas dhe kapitenin e ekipit katalanas.