Drejtuesi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan në Twitter se njerëzit nuk duhet të takohen me njëri-tjetrin as me bërryl pasi nuk ruan distancën për të shmangur ngjitjen e koronavirusit.

“Kur përshëndetni njerëzit, është më mirë të shmangni edhe prekjen me njëri-tjetrit me bërryla sepse kjo nuk ruan distancat. Mua më pëlqen të vendos një dorë në zemër për të përshëndetur njerëzit në këto ditë”,-shkroi ai.

Kjo pasi rastet e reja në me Covid-19 në botë kanë shënuar një tjetër rekord; plot 307.930 në 24 orët e fundit, shifra më e lartë që prej nisjes së pandemisë.

Piku tjetër më i lartë u shënua në 6 shtator me 306.857 raste ditore. Sipas të dhënave të OBSH-së të vdekurit në 24 janë 5,500 duke shkuar në total 924,127 persona.