Policia ka arrestuar një 41-vjeçar me dy identitete i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Ai është Aleksandër Hodaj (Hoxhaj), banues në Vlorë, i dënuar me 5 vite dhe 10 muaj burg nga Gjykata e Apelit Zatanzaro.
Hodaj është dënuar për veprat penale “Organizat kriminale me qëllim trafikimin e qenieve njerëzore”, “Shfrytëzim për prostitucion”, dhe “Emigracion i paligjshëm”, të parashikuara nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Aleksandër Hodaj ka qenë pjesë e një organizate kriminale nga janari i vitit 2000 deri në qershor 2005 në qytetet Corigliano, Calabro, Rossani dhe Spesano në Itali. Ai ka rekrutuar vajza të mitura dhe më pas i ka trafikuar në Itali nën ushtrimin e dhunës duke i detyruar të ushtronin veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.





