Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në Universitetin Bujqësor të Tiranës, rektori Bahri Musabelliu teksa i përgjigjej një studenti të pranishëm, tha se nuk "kishte këllqe" për të ulur tarifat, por për shumë gjëra të tjerë.

“Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. E marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student. Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj. Unë skam këllqe që të them se do ul tarifat. Kam këllqe për gjëra të tjerë. Kam këllqe që në pikën e 7 nuk dialogoj për biblioteka europine. Por mos harroni se ky universit ka pasur biblioteka më të mira. Por u dogjën në ’97. Më vjen keq që të artikulohet gjëra që nuk qëndrojnë.”, tha rektori.