Në Durrës ka nisur konferenca e parë ndërkombëtare e informatikës, teknologjisë së informacionit dhe aplikacioneve të biznesit.
Konferenca është zhvilluar në mjediset e Universitetit "Aleksandër Moisiu", nën kujdesin e fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe institutit kanadez të teknologjisë.
Konferencën e tretë ndërkombëtare e ka përshëndetur rektorja e UAMD-së, Kseanela Sotirovski, e cila në fjalën e saj tha se "kam kënaqësinë të konfirmoj se Universiteti "Aleksandër Mosiu" sapo është akredituar nga një agjenci prestigjoze britanike për katër vitet e ardhshme akadademike dhe së shpejti nisim akreditimin e programeve të studimit".
Drejtori i institutit kanadez të teknologjisë, Habib Hamam u shpreh se konferenca në fjalë përbëhet nga tre pjesë, procesi i kërkimit, kërkimi dhe profesorët dhe pjesa e tretë kërkimi dhe studentët.
Takimi është përshëndetur edhe nga përfaqësues të bashkisë Durrës si dhe pedagogë të universitetit dhe fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.
K.H.





