Rektorja e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski shoqëruar nga zv. Rektori Elton Noti dhe Dekani i FSP-së Osman Metalla, ditën e sotme zhvilluan një vizitë të frytshme në Prefekturën e Durrësit, ku janë pritur nga Prefekti z. Roland Nasto.
Rektore Sotirofski shpërfaqi vizionin e saj për një universitet lider në vend, projektet e ndërkombëtarizimit, si dhe dëshirën e mirë për t’u angazhuar në të gjitha nismat në shërbim të komunitetit.
Nga ana e tij, prefekti Nasto e cilësoi UAMD-në si një ndër institucionet akademike më të rëndësishme, zgjati dorën e bashkëpunimit si dhe shprehu përgëzimet më të sinqerta për organizimin e shkëlqyer të Javës së Skënderbeut në Universitet.
Të dy palët ranë dakord për angazhimin e studentëve të UAMD-së në projekte që përfshijnë zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor të qytetit të Durrësit.
Me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit –Skënderbeut, në emër të UAMD-së, Rektorja Sotirofski i dhuroi Prefektit Nasto tablonë e “Skënderbeut” të piktorit të mirënjohur Spiro Xega.





