Një ditë pas zyrtarizimit të tërheqjes së Renato Arapit nga futbolli i luajtur, Teuta ka befasuar me njoftimin e radhës, teksa lajmëron emërimin e ish-mbrojtësit 35-vjeçar në rolin e drejtorit teknik të klubit durrsak, pozicion që mbahej nga Sulejman Starova.

Njoftimi i Teutës:“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot, pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelli.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do ta vijojë punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik.”