Vijon në mediat shqiptare “merkatoja televizive” për të marrë personazhe të njohur.
Shefi i kuzhinës Renato Mekolli ka lajmëruar edhe më parë se së shpejti do të vinte me një program të vetin në lidhje me gatimin ndryshe nga çfarë kemi parë. Por ishte mes dy televizioneve, “Klan” dhe “Top Channel”.
Mesa duket nga postimi i tij ditën e sotme ofertën më të lartë e ka bërë “Top Channel”. Ai ka publikuar një foto jashtë ambienteve të këtij televizioni. Megjithatë ende nuk është konfirmuar gjë nga vetë mastershefi i njohur.





