Një 24-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga mediat italiane ka mbetur i plagosur rëndë pas një goditje me thikë në bark.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 11 të natës, përpara një lokali në San Donato Milanese (Milano), ku i riu shqiptar mësohet se ka pasur një grindje me një moshatar të tij, por nga Amerika e Jugut.

Agresori, i cili është në kërkim nga policia italiane, ka një të kaluar kriminale.

Në lokalin ku ndodhi sulmi, agresori nuk duhet të ishte sepse ndodhej në arrest shtëpie në apartamentin e tij në Via Parri.

Mediat raportojnë se shkaku i sherrit mes dy të rinjve ka ndodhur për motive banale, por asgjë më shumë.

Thuhet gjithashtu se shqiptari ishte i dehur dhe të dy kanë përdorur ndaj njëri-tjetrit fjalë fyese që çuan më pas në goditjet me thikë.

Fatmirësisht goditja nuk i ka prekur organet vitale të riut shqiptar dhe sipas mjekëve ai nuk është në rrezik për jetën.