- Sa gjumë na nevojitet që të ndihemi mirë? Nuk ka ndonjë përgjigje të saktë, secili person ka nevojat e veta. Sasia e gjumit mund të krahasohet me sasinë e ushqimit, çdo njeri ka nevojë t'i plotësojë dëshirat e veta. Nuk është e rëndësishme se sa gjatë flini, e rëndësishme është se si ndiheni në mëngjes dhe se sa aktiv do të jeni gjatë ditës.
21 shkurt 2015 – Shumë njerëz mendojnë që flenë sa duhet. A ju nevojiten disa minuta gjumë të shkurtër (dremitjeje) para se të zgjoheni në mëngjes? A mendoni për uikende që të ngopeni me gjumë? Takimet e gjata, dhomat e nxehta dhe ushqimi i rëndë a ju bëjnë që të flini?
Nëse flini mirë dhe mjaftueshëm, përgjigja juaj është – jo.
Si ta kuptoni sa gjumë ju nevojitet?
Në pushimin e ardhshëm, shkoni në shtrat sapo të ndiheni i përgjumur dhe zgjohuni nga shtrati, atëherë kur e ndjeni veten të gatshëm, pa alarme. Në fillim, trupi juaj do të jepet i tëri për mungesë të gjumit, pastaj kjo do t'ju tregojë se sa orë të gjumit gjatë natës ju nevojitet. Nëse nuk jeni në gjendje që këtë ta bëni në pushim, provoni që të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë, por shkoni në shtrat në kohë të ndryshme, derisa nuk të gjeni kombinimin e përshtatshëm për gjumin tuaj.
Dremitja e pasdites
Nga përvoja e dimë se e humbim energjinë në fazën e pasdites, madje edhe nëse kemi pasur gjumë të mjaftueshëm, gjatë natës. Dremitja e pasdites mund të jetë zgjedhje e shkurtër e gjumit, por kjo nuk mundet ta zëvendësojë gjumin e mirë të natës.
Dremitja 15 deri 20 minuta gjatë pasdites mund t'ju ndihmojë që të përqendroheni më mirë, kjo e përmirëson qëndrueshmërinë dhe kjo mund të jetë e dobishme para se të niseni në udhëtim të gjatë. Por dremitja e pasdites nuk rekomandohet njerëzve të cilët kanë problem me gjumë, sepse kjo do t'ua vështirësojë edhe më shumë që të bien në gjumë natën.
Pasojat e mungesës së gjumit të mirë
A ju ka ndodhur që një fjali ta lexoni tri herë, të mos jeni në gjendje t'i mbani në mend numrat e telefonit, të bëheni më nervoz se zakonisht, të jeni i shqetësuar pa arsye; a ju ka ndodhur të merrni vendimin e gabuar, pa e ditur pse? A është për ju, shtrirja në shtrat vetëm një pritje e gjatë për gjumë, a ju shqetëson zëri i ulët?
Mirë se erdhët në botën e pagjumësisë!
Pasojat e para të pagjumësisë në jetën e përditshme manifestohen me: zvogëlim të efikasitetit, zvogëlim të kapacitetit mental, përgjumje, vështirësi në përqendrim, humbje të oreksit, tretje të ushqimit me intensitet të vogël, zvogëlon forcën fizike, shkakton mungesën e energjisë dhe lëvizjes, etj. Hulumtimet kanë treguar se truri ynë shfrytëzon kohën e gjumit për të përpunuar dhe deponuar informatat – kjo nënkupton se njerëz të cilët bëjnë gjumë të mirë pas mësimit mbajnë më shumë informata, se sa njerëz të cilët nuk bëjnë gjumë të mirë.
Pasojat afatgjata të pagjumësisë janë më pak të dukshme, por paraqesin kërcënim në shëndetin tonë.
Dobësimi i imunitetit nënkupton humbje të qëndrueshmërisë kundër sëmundjeve dhe infektimeve (ekspertët kanë treguar se pesha e tepërt dhe tensioni i lartë i gjakut shkaktojnë pagjumësi); zvogëlimi i kapacitetit mental dhe jostabiliteti emocional mund të rrezikojnë marrëdhëniet familjare dhe të ketë ndikim në efikasitetin e punës tuaj (pagjumësia është e lidhur me depresionin kronik).
Pagjumësia
Pagjumësia është më tepër fjetje e parregullt. 10 – 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 – 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike (të përhershme).Pagjumësia nuk është sëmundje, por është simptomë e cila mund të zgjasë për një kohë të shkurtër apo të jetë në ndikim për kohë të gjatë.
Njerëzit që vuajnë nga pagjumësia ballafaqohen me vështirësitë për të fjetur, gjumi i tyre është vazhdimisht i ndërprerë. Ky nuk është gjumë i mirë dhe njerëz të tillë janë gjithashtu kronikisht të lodhur, nervozë dhe të përgjumur. Pse paraqitet pagjumësia?
Për arsye të trazirave të jashtme ( drita, zhurma, etj.)
Për arsye të stilit jetësor jo të shëndoshë (konsumimi i tepërt i kafesë në mbrëmje, mungesa e ushtrimeve, etj.)
Shkaktarë mund të jenë sëmundjet mentale apo çrregullimet fizike.
Për arsye të mbidozimit të hapave për gjumë.
Nëse pagjumësia zgjat më shumë se tri javë, ne themi se bëhet fjalë për pagjumësi kronike. Shkaktarë mund të jenë të natyrës komplekse.
Kjo mund të jetë e nxitur me sëmundje që shkakton dhembje, neveri, vështirësi në frymëmarrje, etj.; shkaktarë mund të jenë çrregullimet mentale, siç janë: depresioni, alkoolizmi, etj. Pagjumësia, gjithashtu mund të shkaktohet si pasojë e ritmit të thyer të ciklit të gjumit (si psh. jetë-nate të gjallë, punë me turne, etj.)
Gërhitja
Gërhitja i ngjan krijimit të zërave të njëtrajtshëm, por në fakt ky është një fenomen serioz dhe kompleks. Kjo shkaktohet për arsye të ndryshme, në pjesë të ndryshme të sistemit më të lartë të frymëmarrjes.
Madje edhe pse kjo nuk është problem mjekësor dhe nuk ka pasoja shëndetësore, kjo është megjithatë problem shoqëror i pakëndshëm dhe do të thotë "zë i njollosur". Kjo gjithashtu ndikon në frymëmarrje të parregullt, e cila çrregullon gjumin. Frymëmarrja e mirë është e ndryshme për njerëz të ndryshëm.
Prandaj:
Nëse dëshironi të fleni mirë duhet të merrni frymë rregullisht.
Nëse dëshironi që njerëzit të flejnë pranë jush, atëherë duhet të flini qetë.
Nëse dëshironi të flini mirë duhet të merrni frymë rregullisht.
Biseda në gjumë dhe ecja në Gjumë
Cikli i gjumit normal përbëhet prej katër fazave; biseda në gjumë dhe ecja në gjumë ndodh në dy faza të fundit.
Mënyra e bisedës në gjumë dallohet prej personit, individi mundet vetëm të ulet në shtrat i pavetëdijshëm, ata mund të ecin nëpër dhomë dhe nganjëherë të dalin nga banesa apo shtëpia e tyre dhe të ecin qetësisht përgjatë rrugë.
Rrallëherë, personi mund të kryejë ndonjë prej aktiviteteve komplekse si psh. gatimi, lëvizja e mobileve apo të drejtojë makinën. Nëse ecni në gjumë ose nëse jetoni me dikë që ecën në gjumë, rrini gati dhe parandaloni ndonjë aksident.
Pse njerëzit ecin në gjumë? Ecja në gjumë fillon që në fëmijëri për arsye të lodhjes, mungesës së gjumit, shqetësimeve (problemeve familjare), etj. Tek të rriturit arsyet janë të ngjashme; shkaktarët gjithashtu mund të jenë: mjekimi, droga, çrregullime mentale, etj.
Nuk keni përse të frikësoheni ta zgjoni personin, i cili ecën në gjumë. Nëse e zgjojmë personin që është duke ecur në gjumë, ai mund të jetë i hutuar dhe nervoz, por vetëm përkohësisht. Në anën tjetër, personi që ecën në gjumë mund të jetë në rrezik; disa njerëz janë lënduar duke rënë apo ndeshur në ndonjë objekt, etj.
Biseda në gjumë është plotësisht e zakonshme, jo e rrezikshme dhe jo interesante për mjekësinë. Kjo mund të ndodhë për arsye të ëndrrës së gjallë, situatave që janë ndodhur në fazën kur personi ka qenë i zgjuar.
Nganjëherë, kur jemi në gjumë, ne flasim për gjërat të cilat më me dëshirë do t'i mbajmë për vete, apo shqiptojmë ndonjë frazë padashur, ose flasim në gjuhën tjetër; nëse kjo paraqitet vazhdimisht kjo mund të jetë shumë shqetësuese për partnerin tonë.





