Durres, 7 nëntor 2013 – 71% e sipërfaqes së planetit Tokë është e mbuluar me ujë (acqua, agua, eau, water, voda, nero, su, wasser) etj., dhe një formulë kimike e ngulitur tek të gjithë H2O.Në kultura të ndryshme, uji është konsideruar hyjnor ose mishërim i vetë jetës. Mesopatamia kishte një tokë pjellore falë dy lumenjve, Tigër dhe Eufrat. Përmenden në librin “Gjeneza” si dy nga lumenjtë të cilët e kishin rrjedhën në Parajsën tokësore. Në kohën e Hamurabit (1700 p.k.), Eufrati konsiderohej hyu kryesor. Në epokën Biblike, lumi Jordan u vlerësua i shenjtë. Në brigjet e tij u zhvilluan shumë ndodhi domethënëse: Naaman, udhëheqësi i ushtrisë siriane u shërua nga lebra pasi u zhyt 7 herë në ujërat e Jordanit; ky lumë u ndal kur e kaluan izraelitët; Jezusi u pagëzua në këto ujëra nga Gjon Pagëzori.Egjiptianët e vjetër e konsideronin lumin Nil një perëndi. Ky lumë është sfondi i disa episodeve biblike: gjetja e Moisiut, ëndrrat e Faraonit të interpretuara nga Jozefi; plagët e Egjiptit.Besimtarët hindu besonin se lumi Gang që buron nga vargmalet e Himalajës, në fillim të ekzistencës buronte nga qielli. Ujrave të tij i atribuoheshin veti purifikuese, shpirtërore dhe kurative. Çdo hindu shpreson të vdesë në anën e majtë të këtij lumi sepse në këtë mënyrë, ai do të ketë qasje ndaj jetës eternale, pa pësuar rimishërime të tjera. Prandaj hiri i kufomave shpërndahet kudo nëpër këtë lumë të shenjtë.Uji në kristianizëm. Uji është burim i jetës dhe të mban në jetë; bashkë me ajrin e dritën përbëjnë tri elementet esenciale të kozmosit. Pa ujin, toka do të ishte shkretëtirë; njeriu, bimët, kafshët s’do të mund të jetonin.në jetën e përditshme, uji përdoret për të pirë, për t’u larë dhe freskuar. Në liturgjinë kristiane përfshihet bekimi përmes ujit. Me ujë të bekuar mund të bekosh (pra të marrësh mbrojtjen e Zotit) vendet, objektet, njerëzit.Bekim do të thotë të thërrasësh emrin e Zotit dhe të spërkasësh me ujë të bekuar. Personi që merr bekimin bën shenjën e kryqit. Pagëzimi është një fjalë greke (baptisi) që do të thotë “të zhytesh tërësisht”. Në antikitet, pagëzimi kryhej në një vaskë me ujë. Kjo traditë vazhdon dhe sot tek të krishterët ortodoksë. Ndërsa në katolicizëm, pagëzimi kryhet duke derdhur vetëm pak ujë mbi kokën e atij që pagëzohet. Kjo mënyrë ka filluar të aplikohet në Perëndim që në shekullin III. Përmes pagëzimit, personi pranohet zyrtarisht brenda familjes së Zotit dhe komunitetit kristian.
Uji në islam.Në religjionin islam uji konsiderohet një dhuratë e Zotit. Është origjina e të gjitha qenieve të gjalla mbi tokë, substance me të cilën Allahu krijoi njeriun. Çdo besimtar ka të drejtë për ta pasur atë ashtu siç ka të drejtë për të tjerë element ekzistencialë: zjarri dhe bari (simbolizon kullotat aq të nevojshme për kafshët). Askush nuk mund të pronësohet me të mirat që ka falur Zoti. Deklarata Universale Islamike e të Drejtave të Njeriut më 1981 pohon se “ të gjithë njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë mirësitë e natyrës dhe të burimeve të saj. Këto janë bekimë që Zoti i ka krijuar në të mirë të të gjithë njerëzimit. Avdesi. Në qendër të çdo xhamie gjendet një vaskë ose shatërvan ku myslimanët mund të lahen para se të falen. Avdesi merret me ujë të pastër, të papërzier me substanctë tjera që mund ta alterojnë. Burimi I Zamzamit ndodhet në Mekë, përballë Qabes. Aty pelegrinët mund të shuajnë etjen gjatë pelegrinazhit (Haxhit). U ndërtua in memoriam të vendit ku Hagari, nëna e Ismailit pa ujin që buroi nga toka. I biri i saj po i gjuante rërës me shkelma, kur ajo i tha “zam zam”, që përkthehet “mjaft, mjaft” dhe vetëm atëherë Hagari konstatoi se uji buronte nën këmbët e Ismailit. Të dy pinë ujë, shuan etjen dhe falenderuan Zotin. Në ditët e sotme, shumë pelegrinë çojnë në shtëpi ujë Zamzami për të ndarë këtë mirësi të Allahut me familjarët dhe miqtë. Uji në hebraizëm është gjithashtu një prezencë tejet e rëndësishme në tekste dhe interpretime. Ja disa shembuj:
•tregimi i Krijimit na tregon se si uji ekzisonte përpara vetë Krijimit “shpirti i Zotit fluturonte nëpër ujëra”
•në tregimin e Noes (përmbytja universal) uji është purifikimi që dërgon Zoti për të sistemuar gjërat në botë;
•tek Eksodi kalimi në Detin e Kuq i dhuron lirinë popullit hebraik.
Në traditën e vjetër hebraike qe pikërisht Moisiu që themeloi ritualin e quajtur avdes abluzione (nga latinishtja “abluo” që do të thotë të heqësh duke larë). Në hyrje të Tempullit të Jeruzalemit i cili u ndërtua nga Solomoni ishte një enë e madhe e quajtur “det i bronztë”, i gjatë 2 metra e gjysmë, që përmbante rreth 80.000 litra ujë. Shërbente për ceremonitë e ndryshme purifikuese, por kishte dhe një vlerë simbolike sepse përfaqësonte detin dhe u kujtonte besimtarëve urtësinë e Krijuesit.
Gjithashtu as poezisë botërore nuk mund t’i mungojnë vargje të tëra për ujin, këtë element frymëzues, jetëdhënës e të çmuar.
•Por kënga e ujit është e përjetshme. (F.G. Lorka)
• Dobësia fiton mbi forcën.
Butësia fiton mbi fortësinë.
Çdokush mbi tokë e di,
por askush s’mund të jetë i tillë. (Lao-Tse)
•Nga toka lind uji, nga uji lind shpirti…
Është lumë, është det, është liqen, akull dhe sa të tjera…
Është i ëmbël, i kripur, i njelmët.
Është kënaqësi dhe frikë, mik dhe armik
Është kufi dhe pafundësi. (Herakliti)
Gladiola Busulla





