Seria A startoi javën e kaluar dhe efekti Cristiano Ronaldo u ndje menjëherë, me stadiumin “Bentegodi” që u mbush si rrallëherë dhe audiencën televizive të përmirësuar ndjeshëm.

Juventusi nuk zhgënjeu në daljen e parë zyrtare, ndërsa Interi ishte surpriza e vetme negative, me zikaltrit që u mposhtën me rezultatin minimal 1-0 nga Sassuolo. Gjithsesi përtej gjithçkaje, kampionati italian këtë herë ka ngjallur interes shumë më të lartë, jo vetëm për shkak të transferimit të Cristiano Ronaldos, por edhe të merkatos së kryer nga skuadra të tjera.

Kështu Interi i shtoi organikës së Spalletti edhe 7 blerje të reja, ku spikatin emra si Nainggolan, De Vrij, Keita apo Martinez, ndërsa kushërinjtë e zikaltërve, Milani, sollën në Milanello bomberin Higuain dhe lojtarë si Caldara, Bakayoko e Laxalt.

Edhe Roma e Lazio nuk kanë mbetur pas, teksa përveç ruajtjes së grupeve respektive nga sezoni i kaluar, kanë shtuar elemente me eksperiencë dhe lojtarë të rinj, të gatshëm të shpërthejnë.

poshtë është edhe renditja e klubeve italiane, sipas vlerës së lojtarëve që kanë në përbërje, ku natyrisht që në majë qëndron Juventusi.

Nr.

Skuadra

Vlera  (mln euro)

Lideri

10

Sampdoria

150.35

Quagliarela

9

Atalanta

166.85

Papu Gomez

8

Torino

187.45

Belotti

7

Fiorentina

223.55

Chiesa

6

Lazio

342.75

Milinkoviç-Saviç

5

Roma

399.2

Nzonzi

4

Milan

476

Higuain

3

Napoli

489.5

Insigne

2

Inter

557.6

Icardi

1

Juventus

768.5

Ronaldo