FIFA ka përditësuar renditjen e kombëtareve më të mira, teksa Kosova ka bërë arritjen historike duke u ngjitur në vendin e 99-të. Ky pozicion është më i larti për Kosovën që nga pranimi në UEFA e FIFA.

Në ndeshjet e nëntorit, “dardanët” mposhtën Lituaninë ndërsa me Rumaninë humbën me rezultat zyrtar. Ngjitjen në Ligën B, Kosova do ta kërkojë në “play off-in” kundër Islandës, ku do të luajë më 20 dhe 23 mars. Shqipëria ndërkohë nuk ka lëvizur nga vendi i 65-të pas barazimit me Çekinë dhe humbjes ndaj Ukrainës. Argjentina është në vendin e parë dhe ndiqet nga Franca, Spanja, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia dhe Gjermania.