Është shpallur renditja e shkollave 9-vjeçare publike të Durrësit, në bazë të “Kartës së performancës” për vitin mësimor 2017-2018.

Në renditjen e 20 shkollave publike të përfshira në listë, vihet re se 3 vendet e para janë zënë nga 3 shkolla që ndodhen shumë pranë njëra-tjetrës dhe të pozicionuara në qendër të qytetit bregdetar.

Lista kryesohet nga shkolla “Jusuf Puka”, për t’u pasuar nga “Jan Kukuzeli” dhe “Bedrie Bebeziqi”.

Vlen të përmendet se pavarësisht debatit në të cilin janë përfshirë dy shkollat “Jusuf Puka” dhe “Bedrie Bebeziqi” për shkak të rikonstruksionit të shkollës së parë dhe evidentimit të problematikave të mprehta në infrastrukturën e shkollës “Bedrie Bebeziqi”, që tashmë është kthyer në shkollën pritëse edhe të nxënësve të “Jusuf Pukës”, performanca e nxënësve dhe stafit pedagogjik ka qenë në nivele shumë të mira.

Ndërkohë, një arritje mjaft e rëndësishme edhe për shkollën artistike “Jan Kukuzeli”, e cila, megjithëse është një institucion arsimor i profilizuar, ka realizuar një arritje goxha të rëndësishme, në formimin e përgjithshëm të nxënësve të saj.

Në vendet e fundit të listës renditen shkollat 9-vjeçare të pozicionuara në lagjet periferike të qytetit bregdetar si Shkozet, Plazh dhe Kënetë.

Lista e plotë: