Rusia, Moldavia, Serbia dhe Ukraina kanë rezultatin më të ulët të sundimit të ligjit se Shqipëria, sipas një raporti të ri të Projektit të Drejtësisë Botërore (World Justice Project). Sipas renditjes, vendi ynë është e parafundit në rajon për respektimin e ligjit.
Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit për vitin 2019 (Rule of Law Index for 2019), Moldavia u rendit e 83-ta nga 126 vendet e përfshira në studim, me rezultat 0.49. Serbia dhe Ukraina, të dyja, morën 0.50 dhe u renditën në vendin e 78 dhe 77 në nivel botëror.
Shqipëria zuri vendin e 71-të në listën globale (0.51), Bjellorusia u rendit e 66-ta (0.52), ndërsa Bosnje-Hercegovina dhe Hungaria shënuan 0.53 (renditja 60 dhe 57), shkruan portali “emerging-europe.com”.
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria u renditën të 56-a dhe 54-a, të dyja me rezultat prej 0.54. Më pas në listë ishin Kroacia dhe Gjeorgjia (renditet e 42 dhe 41, të dyja shënuan 0.61), Rumania (31/60), Polonia (27 / 0.66), Sllovenia (26 / 0.67) dhe Republika Çeke (19 / 0.73).
Estonia shënoi deri tani më të lartën në rajon (0.81) dhe u rendit e dhjeta në nivel global.
Sipas rajoneve, mes 13 vendve në ndarjen “Evropa Lindor dhe Azia Qendrore”, Shqipëria zuri vendin e 6-të.
Th.M.





