(Pamje nga vendi i ngjarjes)

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në Durrës, pasi ka ndërruar jetë edhe minoreni i dytë që u plagos mbrëmjen e kaluar.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe 13-vjeçari me iniciale D.H., i cili ndodhej në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë, mbrëmë menjëherë pas aksidentit, ndërroi jetë një prej minorenëve, shtetasi F.K. i moshës 15 vjeç.

Aksidenti u regjistrua në lagjen nr. 14 të qytetit të Durrësit, ku automjeti me drejtues shtetasin Xh. M., ka përplasur një ciklomotor me drejtues shtetasin S. K.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.