Ka shkuar në tre numri i viktimave, si pasojë e aksidenti tragjik të ndodhur në Tepelenë, ku u përfshinë tre automjete.

Mësohet se një prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjetet e tjera që po lëviznin në krahun e kundërt.

Fillimisht u raportua për një viktimë dhe pesë të plagosur, ndërsa tani bëhet me dije se numri i viktima ka shkuar në 3, ndërsa të plagosur janë 5, në total në aksident janë përfshirë tetë persona.