Rëndohet bilanci i plagosjes së dyfishtë në Durrës. Pas plagëve të marra Armando Baboçi, 39 vjeç, nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën në spitalin e Durrësit. Ai kishte marre nje plumb ne bark dhe nderroi jete. 

“Në lidhje me informacinin  e mësipërm ju bëjmë me dije se ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës shtetasi A.B., 39 vjeç.”,– njofton policia.

Ai mbeti i plagosur së bashku me të birin Erald Gjini (ka ndryshuar mbiemrin) 19 vjeç mbrëmjen e sotme në sektorin Teuta në plazhin e Durrësit pas një sherri masiv me persona të tjerë.

Pas sherrit me mjete të forta dhe më pas që degjeneroi me përdorimin e armëve të zjarri mbetën të plagosur babë e bir. Ata u konfliktuan me një familje tjetër me mbiemrin Tatozi.