Rëndohet bilanci nga tragjedia në Klos, pasi ka ndërruar jetë edhe babai i viktimës.

Bëhet me dije se ka humbur jetën në spital babai i Danjel Hasulës, 17-vjeçari që mbeti i vdekur në vend pas të shtëna nga autori i dyshuar B. Mjeshtri, ndërsa mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin krimit. Mësohet se mes dy fiseve ka pasur konflikte të hershme, të cilat sot shkaktuan këtë tragjedi të rëndë.