Shkaqet e shpërthimit, që shkatërruan portin e kryeqytetit të Libanit, janë ende të paqarta, kryeministri foli për “sasi të mëdha të materialit eksploziv” të pranishëm në vendin e shpërthimit. Mijëra janë plagosur dhe të paktën 50 kanë vdekur. Sipas ministrit të sëndetësisë, Hamad Hassan, të plagosurit janë të paktën 2.700, por numri ndoshta është edhe më i madh.
Spitalet në kryeqytet – tashmë nën presion për epideminë Covid-19 – janë plot me të plagosur, shumë prej të cilëve kanë nevojë për ndërhyrje urgjente. Sipas ministrit të shëndetësisë, janë të paktën 50 të vdekur, por kjo është një shifër e përkohshme, destinuar të përkeqësohet.
Kryqi i Kuq i Libanit ka raportuar një numër të panjohur njerëzish të varrosur nën rrënoja dhe bllokuar në shtëpitë e tyre. Kryeministri Hassan Diab ka vendosur që e mërkura do të jetë një ditë zie kombëtare në Liban. Presidenti libanez Michel Aoun mblodhi Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për një takim urgjent.
“Ajo që ndodhi në Beirut të kujton Hiroshiman dhe Nagasakin, asgjë si kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë në të kaluarën në Liban,” tha me lot në sy guvernatori i kryeqytetit libanez, Marwan Abboud.