Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.
Mediet italiane raportojnë se janë 28710 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, 2.408 më shumë sesa të martën, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 2978 persona, 475 më shumë se një ditë më parë. Lombardia mbetet rajoni më i goditur nga koronavirusi.
Mësohet se 4025 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 1084 më shumë sesa të martën. Ndërkohë në total që nga dita e parë e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 35.713.
Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.





