Pas 10 ditësh nga testi kur u konfirmua pozitiv për Covid-19, kryeministri britanik Boris Johnson vijon të ketë simptoma, madje gjendja e tij paraqitet e rënduar.
Mediat britanike bëjnë me dije se kreu i qeverisë pas shtrimit në spital, është futur në oksigjen për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Prej disa ditësh ai vijon të jetë me temperaturë të lartë, ndërsa ekspertët thonë se ekziston rreziku i pneumonisë kur një temperaturë zgjat më shumë se një javë.
Edhe bashkëshortja e tij shtazënë, është konfirmuar pozitive me koronavirus, por gjendja e saj shëndetësore është më e mirë.





