Dërgohet me urgjencë në spitalin “Shefqet Ndroqi” aktori i njohur shqiptar, Guljem Radoja, i cili qëndronte i shtruar prej javësh në spitalin rajonal të Durrësit pas infektimit me Covid.
Mësohet se aktori është në intubim. Pasojat që i ka lënë Covid-19 kanë rënduar gjendjen shëndetësore të artistit, ndërkohë që ende nuk ka asnjë reagim nga shteti lidhur me gjendjen e tij.
Ndonëse, gjatë kohës që aktori përballej me Covid-in, kolegët artistë kanë apeluar që Gulielm Radojës t’i jepet mundësia për kurim të specializuar jashtë shtetit, aktualisht ata pohojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk ia mundëson këtë.
Artisti Guljelm Radoja, lindi në Shkodër në vitin 1945. Ai është angazhuar në dhjetra role në kinema, ku ka spikatur me figurën e Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë”.