Forcat Renea kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës prej orëve të para të mëngjesit ku po ushtrohen kontrolle blic.
Aksioni është duke u zhvilluar në disa zona dhe në fokus janë personat e shpallur në kërkim dhe ata me precedentë kriminalë.
Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana. Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër.





