Pesë persona janë shoqëruar në polici këtë të diel, gjatë kontrolleve nga forcat policore RENEA, pasi dyshohet se mbanin armë.
Aksioni i forcave speciale RENEA ndodhi në një lokal përgjatë bulevardit të Vlorës.
Makinat e policisë janë shpërndarë në të gjithë zonën e bulevardit, e cila është shumë e frekuentuar nga qytetarët.
Gjithashtu policia ka sekuestruar deri më tani dy pistoleta. Policia dhe RENEA ka rrethuar zonën dhe po ushtron të tjera kontrolle, përfshirë edhe banesa.





