Forcat e anti-terrorit janë futur në ambientet e ambasadës së Iranit pas përfundimit të afatit 24 për të dorëzuar godinën në një rrugicë pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.

Ambasadës iraniane iu la afat për t’u larguar nga vendi nga ana e qeverisë shqiptare një ditë më parë.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera rezulton se Irani është shteti që qëndron pas sulmit kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vendin tonë më muajin korrik.