2 tetor 2015 – Gjendet arma e krimit me të cilën u ekzekutuan Kevin Rugova dhe Aurora Oskian mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Mëngjesin e sotëm, polumbarët e Renea-s arritën ta gjejnë kallashnikovin në lumin e Lanës, pas sinjalizimeve se vrasësit e kishin hedhur aty armën me të cilën realizuan vrasjen.
Paraprakisht do të bëhen prova për të qenë të sigurt që kallashnikovi i gjetur është ai që u përdor në vrasjen e dy të rinjve dhe plagosjen e Elvis Gaçajs. Me analizën që do t’i bëhet armës së krimit, do të kërkohen gjurmë të gishtërinjve që mund të ndihmojnë dhe në identifikimin e vrasësit.
/portali DurresLajm/