15 shtator 2015 – Forcat RENEA kanë nisur një operacion në Mirditë për kapjen e një personi të shumëkërkuar dhe të dënuar me 20 vjet burg.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se Petrit Dushi, 44 vjeç kërkohet për vrasje. Operacioni për kapjen e tij vijon ende, në një zonë malore me terren shumë të vështirë, ku janë dërguar edhe forca nga ajri.
Mësohet se Dushi ka hapur zjarr ndaj policisë, por fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur në radhët e policisë.
Petrit Dushi është i dyshuar për dy vrasje të ndodhura vite më parë. Cilësohet si një person me rrezikshmëri të madhe.
/portali DurresLajm/