Një tentativë grabitjeje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Prush të Tiranës.

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur.Sipas njoftimit, thuhet se në banesë janë futur tre persona të armatosur, rreth ores 19:13, përballë ambulancës së fshatit.

Në momentin që shërbimet e policisë i janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.

Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre, por fatmirësisht nuk pati të plagosur.

Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.