Një nga viktimat e avionit ukrainas të rrëzuar në Iran e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte.
Sheyda Shadkhoo mori në telefon të shoqin 20 minuta përpara se të avioni të ngrihej në ajër dhe e përfshirë nga ankthi, i kishte kërkuar që ai ta ndihmonte nga larg psikologjikisht, duke e siguruar se gjithçka do të shkonte mirë.
“Unë i thashë, mos u bë merak, nuk ka për të ndodhur asgjë. Ajo ishte shumë e shqetësuar nga tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit të lartë Iranian javën e kaluar”, rrëfeu Hassan Shadkhoo për CNN.
Sheyda kishte marrë tre javë pushime nga puna e saj në Toronto dhe kishtë udhëtuar drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat. Sipas Hassanit, e shoqja kishte pasur një parandjenjë shumë të keqe.
Frikën e saj, ajo e kishte shprehur edhe përmes selfie-t të fundit të postuar në Instagram. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit prapa meje”, ka shkruar gruaja.





