Pak më parë u raportuan probleme me internetin dhe sistemet në të gjithë botën.
Ky problem ka prekur shumë kompani dhe shërbime, ku raportohet se të prekura janë edhe linjat ajrore.
BBC njofton se deri tani, më shumë se 1 mijë fluturime janë anuluar në nivel global.
Kjo shifër ka dalë si rezultat i analizës së firmës analitike të aviacionit Cirium.
Kjo shifër, aktualisht 1,078, pritet të bëhet më e madhe ndërsa ndikimet e goditjes rriten.
Çfarë duhet të dini nga black out-i i pazakontë?
Një problem i madh me sistemet kompjuterike po pengon transportin, transmetuesit, spitalet dhe sektorë të tjerë në mbarë botën
Fluturimet janë ndalur dhe aeroportet në mbarë botën po raportojnë vonesa
American Airlines thotë se Crowdstrike, një kompani e sigurisë kibernetike, është burimi i çështjeve të teknologjisë. Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Windows të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.
Në shtetin amerikan të Alaskës, policia paralajmëron se sistemi 911 mund të mos jetë i disponueshëm
Në Poloni, terminali Baltic Hub u kërkon anijeve të mos dërgojnë kontejnerët e tyre atje
Në MB, kompanitë hekurudhore po “përjetojnë probleme të përhapura të IT” dhe paralajmërojnë për vonesa
Probleme raportohen edhe në shërbimet spitalore. Mjekët nuk kanë akses në të dhënat e tyre, ndërsa janë pamundësuar edhe rezervimet në internet
Probleme edhe në rrjetet e transmetimeve televizive. Sky News dhe CBBC kanë qenë jashtë transmetimit