Donald Trump vazhdon të mbrojë politikat e tij, ndërsa tregjet në mbarë botën kanë pësuar rënie për shkak të tarifave gjithëpërfshirëse.
Përmes një postimi rrjetin e tij social Truth ai u bën thirrje njerëzve që të mos tregohen “të dobët” ose “budallenj”.
“Shtetet e Bashkuara kanë një shans për të bërë diçka që duhet të ishte bërë dekada më parë. Mos jini të dobët! Mos jini budallenj! Ji i fortë, i guximshëm dhe i durueshëm, dhe madhështia do të jetë rezultati!”, shkroi ai.