Renis Gjoka është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës rock dhe koncertve live por edhe një djemtë më të pëlqyer të gjinisë femërore. Renisi është treguar mjaft i rezervuar për jetën e tij private. Edhe pse ka konfirmuar gjithnjë që ishte i dashuruar, kurrë më parë nuk është bërë publike e dashura e tij. Por së fundmi Renisi është kapur mat, nga “Panorama”, ku është bashkë me të dashurën. Siç raporton gazeta, e dashura e Renisit quhet Jona dhe nuk i përket fushës së muzikës, megjithatë, pa dyshim shijon çdo moment nga muzika e partnerit të saj.
Jona dhe Renisi kanë disa vite të lidhur. Kohët e fundit, çifti janë para shpesh në eventet artistike të artistit, por edhe në darkat me miqtë.