Senatori italian Matteo Renzi, që dikur ka mbajtur edhe postin e kryeministrit, vizitoi sot kampin e Gjadrit. Nga atje ai tha para gazetarëve se paratë e italianëve në vend që të shkojnë për rrogat dhe pensionet, po shkojnë dëm.
“Paratë e Italisë po shkojnë dëm sepse këto qendra janë jashtë funksioni prej shumë kohësh”, tha ai.
Renzi është i mendimit se ky kamp nuk do të funksionojnë kurrë si qendra emigrantësh as me skemën e re që t’i shërbejë si kamp riatdhesimi për azilkërkuesit e refuzuar.
Ndër të tjera, ai shtoi se Gjadri mund të funksionojnë si burgje për shqiptarët të cilët janë të dënuar në Itali, të cilët mund të jenë më pranë familjarëve të tyre.