Reperi me emrin Mariglen Malaj, i njohur me emrin e artit “Marin”, ka reaguar pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qemës, mbrëmjen e djeshme të ndodhur tek zona e “5 Majit” në Tiranë.
“Koha kalon dhe unë të betohem që do të të shoh sërish. Pusho në paqe. Do jesh gjithë këtu vëllai im,”- ka shkruar këngëtari.
Pasi u qëllua me armë nga shoku i tij 27-vjeçar Marius Dema, Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.





