Reperi Fero ka bërë një rikthim të papritur në skenën muzikore, pas një periudhe të gjatë tërheqjeje për t’u përkushtuar besimit islam. Pas publikimit të këngës së tij “A pe sheh”, që u prit me shumë interes nga publiku, ai ka shpërndarë datat dhe eventet ku do të performojë.

Rikthimi i Feros në diskoteka, të cilat shesin alkool, ka ngritur një debat për ndalimin e alkoolit në Islam. Edhe pse ai ka theksuar rëndësinë e besimit, performancat e tij në ambiente që promovojnë alkoolin kanë ngjallur diskutime të mëdha mes ndjekësve dhe opinionit publik.

Kënga “A pe sheh” është një reflektim personal i Feros dhe trajton temën e marrëdhënies së tij me ish-partneren Arbenita Ismajli dhe procesin ligjor për kujdestarinë e vajzës së tyre. Ky rikthim shënon një kapitull të ri në karrierën e tij muzikore.