Prej 5 marsit të këtij viti, reperi i njohur shqiptar Gold AG i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një fotoje të publikuar në Instagram; dy duar të bashkuara që formojnë shqiponjën dhe në sy bien unazat.

Reperi është kujdesur që jetën e tij ta mbajë gjithmonë larg mediave dhe për partneren e tij nuk dihen shumë detaje.

Ajo është shqiptare dhe prej shumë vitesh jeton në Zvicër. Ata kanë më shumë se katër vite bashkë dhe më në fund gjërat i kanë bërë zyrtare.