Një këngë e reperit të ndjerë XXXTentacion është në krye të listave një javë pas vdekjes së tij.

Kënga "Sad!" e reperit nga Florida u zhvendos nga Nr. 52 në Nr. 1 në tabelën Hot 100 të Billboard.

Kjo është kënga e parë që pas vdekjes së solistit ngjiten në krye të listave, pas këngën "Mo Money Mo Problems" të Notorious B.I.G. në vitin 1997, sipas Billboard.

20-vjeçari, emri i të cilit është Jahseh Onfroy, u vra javën e kaluar gjatë një grabitje në Broward County, Florida, sipas policisë.