Reperi Kastriot Rexha, i njohur në skenë me emrin Majk është përfshirë në një aksident trafiku në lagjen 'Bregu i Diellit' në Prishtinë.
Komandanti i Policisë së Trafikut në kryeqytet, Milaim Fejzullahu ka thënë për Indeksonline se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas Fejzullahut, aksidenti ka ardhur si shkak i mos respektimit të shenjës së komunikacionit në trafik. Por, sipas burimeve të Indeksonline reperi Majk është aksidentuar me veturën e tij të tipit “Porsche”.





