Daddy Yankee, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës reggaeton, njoftoi së fundmi se do të tërhiqej pas 32 vitesh nga industria e muzikës. Reperi po heq dorë nga karriera e tij si artist për t’ia kushtuar plotësisht kohën fesë krishtere.
Krijuesi i hitit “Gasolina” e zbuloi lajmin gjatë të turneut të tij lamtumirës, “La Meta (The Goal)”, në Puerto Riko. Ai shkroi në Instagram se:
Sonte e njoh dhe nuk kam turp t’i them gjithë botës se Jezusi jeton në mua dhe se unë do të jetoj për të. Për shumë vite jam përpjekur të mbush një hapësirë në jetën time që askush nuk mund ta mbushte. U përpoqa të gjeja një qëllim, në shumë raste, më dukej sikur isha i lumtur, por diçka më mungonte që të ndihesha i plotë.
Këngëtari shpjegoi se e kishte të vështirë të gjente lumturinë pavarësisht se kishte fituar disa çmime dhe kishte arritur majat e suksesit. Më pas ai recitoi një varg biblik në spanjisht, duke thënë:
Çfarë dobie do të ketë që një njeri të fitojë gjithë botën, por të humbasë shpirtin e tij? Një kapitull ka përfunduar, por një i ri do të fillojë.
Kjo është një nga herët e para që Yankee ka deklaruar publikisht besimin e tij. Ai ka qenë në qendër të vëmendjes që kur publikoi hitin e tij të vitit 2004 “Gasolina” dhe më vonë vazhdoi me publikimin e “Despacito” me Justin Bieber dhe Luis Fonsi në 2017.