Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si Stresi është larguar jashtë vendit.

Këtë gjë e fakton duke postuar një foto duke udhëtuar në avion, por nuk jep detaje për këtë udhëtim, edhe pse komentuesit e pyesin se për ku është nisur.

Rrugës duket se i ka mbërritur një mesazh nga nëna e tij, e cila i shpreh dashurinë e madhe dhe i uron atij me fjalët më të bukura një rrugë të mbarë.

Edhe reperi ia kthen duke i thënë se ajo dhe Zoti janë fryma e tij. Stresi e ka publikuar mesazhin e plotë në rrjetet sociale.