Reperi i njohur shqiptar, Stresi ka rrëfyer sonte në Zonë e lirë të gjithë incidentin e tij të fundit me policinë e Durrësit e cila, e shoqëroi në komisariat dhe më pas e liroi. 

“Isha në Vlorë me një shokun tim. Dy policë më kërkojnë të hapë krahun. Letrat e dokumentet i kam të gjitha i thashë. Më tha se do presësh pak”, shprehet Stresi.

“Unë ndeza sinjalin me mendimin se i kam të gjitha në rregull dhe isha gati të ikja. Kur polici më tha se do vijë shefi i plazhit, një far Karafili Karafili, që e ka vëllanë prokuror. Erdhi ai dhe më tha “Ah qenke ti…!”.

Policët thanë që për policinë rrugore mund të iki, s’ka asnjë problem. Por shefi tha prapë se ‘jo nuk mund të iki, por të shkojë njëherë në drejtori, pastaj kismet’.

Më çuan kot në drejtori, madje thanë se kam bo manovra në rrugën e Plazhit. Unë nuk besoj se kam bërë manovra. Shpresoj të ma heqin gjobën që më vunë”, përfundon reperi Stresi.